
Deputeti i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, në Parlamentin shqiptar, Vasil Sterjovski, i kërkoi sot qeverisë dhe Ministrisë së Shtetit për Diasporën që institucionalisht të kujdesen dhe ti përfshijnë në aktivitetet e tyre edhe pjesëtarët e minoriteteve të cilat janë pjesë e diasporës shqiptare. “Inkurajojmë, qeverinë, Ministrinë e Shtetit për Diasporën si dhe agjencitë që meren me bashkëpunim me diasporën që të kujdesen institucionalisht dhe ti përfshijnë në aktivitetet e tyre edhe pjesëtarët e minoriteteve të cilat si shtetas shqiptar janë pjesë e diasporës shqiptare”, tha Sterjovski në seancën e sotme plenare, në rendin e ditës e së cilës ishte diskutimi mbi disa ndryshimet në ligjin për diasporën. Ai shtoi se më shumë se një e treta e popullsisë së Shqipërisë është në emigracion.
Diaspora jonë është integruar në vendet ku ka emigruar, është organizuar në forma të ndryshme dhe po jep një kontribut të rëndësishëm në afirmimin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në ato vende. Në një numur të madhë, pjesë të diasporës shqiptare janë edhe shtetasit shqiptar pjesëtar të minoriteteve. E gjithë diaspora shqiptare përfshirë edhe shtetasit shqiptar pjesëtar të minoriteteve kontribojnë në zhvillimin ekonomik të vendit nëpërmjet dërgesave në para pranë familjeve të tyre por edhe nëpërmjet ivestimeve të ndryshme në thellimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme, përfshirë ato në fushën e bujqësisë, turizmit dhe zhvillimin e zonave rurale, tha Sterjovski. Ai beson se vendi duhet të zbatojë politika për diasporën, me synim që të nxisë ritjen e kontributit të diasporës si një faktor për zhvillimin socio-ekonomik të vendit dhe ti mundësoj të drejtën e votës.
Македонски весник Илинден – Makedonski vesnik Ilinden