Sterjovski i bëri thirje Qeverisë të plotësojë vendin e lirë që i përket komunitetit maqedonas në Komitetin për Pakicat Kombëtare

I nderuar Kryetar i Kuvendit!

Të nderuar deputet!

Një nga rekomandimet që duhet për t’u përmbushur deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me BE, është edhe miratimi i akteve nënligjore të Ligjit “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Në vitin 2004, qeveria krijoi Komitetin Shtetëror të Minoriteteve si institucion qëndror në varësi të Kryeministrit, me detyrë përmirësimin e mbrojtjes së minoriteteve të vendit. Siç është konstatuar edhe në shumë raporte të institucioneve ndërkombëtare të cilat meren me të drejtat e minoriteteve, ky institucion, ka qenë i prekshëm nga ndërhyrjet politike, duke rezultuar në kontrollin e tij të plot nga ekzekutivi dhe në shndërrimin e tij nga një organ për mbrojtjen e minoriteteve, në një organ të dëmshëm për dialogun midis qeverisë dhe minoriteteve.

Pavarsiht këtyre problematikave në të shkuarën, ky institucion me Ligjin për mbrojtjen e pakicave ndryshon emrin në Komitetin për Pakicat Kombëtare dhe do të marr një rol të rendësishëm si një organ këshillues, përgjegjës për të dhënë rekomandime mbi politikat që lidhen me të drejtat e minoriteteve dhe do të finacoj projekte për mbrojtjen e minoriteteve përmes Fondit për Pakicat Kombëtare.

Në Dhjetor të Vitit 2018, Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin Nr. 726 për organizimin dhe funksionimin e Komitetit për Pakicat Kombëtare, ndërsa në Maj të vitit 2019, miratoi Vendimin Nr. 286 për miratimin e procedurave të përzgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare. Edhe pse ka kaluar më shume se një vitë nga nxjerja e akteve nënligjore, nuk ka pasur vullnet politik nga ana e qeverisë për përzgjedhjen e kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare.

Të nderuar deputet

Në Nëntor të vitit 2018 nga këtë Komitet është larguar anëtari i komunitetit maqedonas dhe sot e kësaj dite komuniteti maqedonas është lënë pa përfaqësim. Qeveria duhet sa më shpejt në një proçedure të pavarur dhe transparente të përzgjedh anëtarin e Komitetit për Pakicat Kombëtare nga radhët e komunitetit maqedonas, i cili duhet të ngrejë zërin për problemet që komunitetit maqedonas ka e që duhen të zgjidhen. Faleminderit