Sterjovski i kërkoi qeverisë të zbatojë rekomandimet e Avokatit të Popullit për minoritetet

Në seancën e sotme plenare, deputetit i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, në Parlamentin shqiptar, Vasil Sterjovski, vlerësoi pozitivisht raportin për punën e Avokatit të Popullit për vitin e kaluar. Ai shtoi se Institucioni i Avokatit të Popullit është institucioni më i madh i të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe që luan një rol aktiv në rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat që i përkasin minoriteteve. Duke analizuar raportin vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2019 vlerësojmë pozitivisht analizën përsa i përket situatës se, ku jemi sot sa i takon respektimit i të drejtave të minoriteteve dhe se çfarë masash konkrete duhet të ndërmeren nga ana e organeve kompetente për përmirësimin e të drejtave të minoriteteve, tha Sterjovski.

Ai theksoi se për garantimin e plotë i të drejtave të minoriteteve në Shqipëri dhe të përmbylljes së proceseve integruese, qeveria duhet të reflektojë dhe të zbatojë në një kohë sa më të shpejtë rekomandimet e Avokatit të Popullit për sa i përket nxjerjen e akteve nënligjore për zbatimin e Ligjit për pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, integrimin real të minoriteteve në nivelin e qeverisjes vendore dhe atë qendrore, ratifikimin e Kartës Europiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare si dhe organizimin e Censusit të ri i cili duhet të kryhet mbi bazën e standardeve më të mira ndërkombëtare.

Sipas tij, Avokati i Popullit duhet të gjendet sa më afër minoriteteve dhe të paktën një herë në vitë të organizojë ditë të hapur në zonat ku ato jetojnë, të risë bashkëpunimin me shoqatat që përfaqësojnë minoritetet, të organizojë Konferenca vjetore ku të analizohen të drejtat e minoriteteve si dhe të riten kapacitetet e institucionit dhe nga Buxheti i Shtetit të finacohen punësime nga një pjesëtar nga çdo minoritetit në vëndin tonë i cili do të jetë në kontakt të drejtpërdrejt me pjesëtarët e minoriteteve. Sterjovski beson se Avokati i Popullit duhet të ndjekë në mënyrë sistematike zbatimin e rekomandimeve të adresuara për sa i përket respektimit i të drejtave të minoriteteve nga institucionet në nivel qëndror dhe vendor si dhe të raportojë në Kuvend në mënyrë periodike në lidhje me gjetjet dhe sugjerimet përkatëse për adresimin e problemeve të konstatuara.

Advertisement