Sterjovski kërkoi përfshirjen e maqedonasve në zbatimin e programit të zhvillimit rajonal

Deputeti dhe kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, Vasil Strejovski, në seancën parlamentare e datës 23 korrik 2020 mbështeti projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes dypalëshe midis qeverisë shqiptare dhe Zvicrës dhe kërkoi që në zbatimin e marrëveshjes të përfshihen edhe projekte të komunitetit maqedonas. Në emër të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, e cila, kujdeset mes të tjerash edhe për të drejtat e komunitetit maqedonas në Shqipëri i bëjë thirje qeverisë gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje të përfshijë me projekte jo vetem bashkite e prekura nga termeti por edhe zonat ku jetojnë minoritet përfshirë edhe minoritetin maqedonas në vendin tonë, kërkoi Sterjovski.

Ai theksoi se zonat e banuara nga komuniteti maqedonas, Bashkia e Pustecit në zonën e Prespës, zona e Gollobërdës në Bashkitë e Bulqizës dhe Librazhdit, zona e Gorës në Bashkinë e Kukësit si dhe fshati Vërnik në Bashkinë e Devollit janë zonat më të varfëra në vëndin tonë të lëna pas dore nga të gjitha qeveritë në 30 vitet e fundit pa infrastrukturën e nevojshme rrugore, ujësjellsa, kanalizime, shërbimin shëndetësor, energjinë elektrike etj. Këto zona kanë nevojë urgjente për mbështeteje dhe investime nga ana e qeverisë për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike të jetesës. Ai kujtoi se në vitin 2014, Institucioni i Avokatit të Popullit përgatiti një raport të veçantë për gjendjen e minoriteteve.

Në këtë raport, një nga rekomandimet kryesor ka qënë krijimi i kushteve për rritjen e mirëqënies në zonat ku banojnë minoritetet dhe komunitetet e tjera, përfshirë këtu edhe financimin me një buxhet më adekuat për njësitë e qeverisjes vendore, ku ka komunitete minoritare dhe komunitete të tjera në një masë dalluese me pjesën tjetër të popullsisë mazhoritare, rekomandim ky qe ende nuk po zbatohet, tha ai. Marrëveshja dypalëshe ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane i referohet Programit të Zhvillimit Rajonal në Shqipëri, faza e katërt për periudhën 2019-2023. Qëllimi është të nxitë zhvillimin e ekuilibruar dhe të qëndrueshëm shoqëror e ekonomik, duke u mbështetur në karakteristikat dhe veçoritë e rajoneve, duke nxitur potencialin zhvillimor ekonomik në mënyrë që të zvogëlohen pabarazitë në vend.

Advertisement