Vasil Sterjovski, bëri kërkesë për interpelancë me Kryeministrin Rama, për të dhënë shpjegime lidhur me problemet e pronësisë dhe proçesin e legalizimeve në Bashkinë Pustec

Deputeti i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europiane – AMIE, Vasil Sterjovski, në seancën e sotme parlamentare bëri kërkesë për interpelancë me Kryeministrin Rama, për të dhënë shpjegime lidhur me problemet e pronësisë dhe proçesin e legalizimeve në Bashkinë Pustec. Bazuar në nenin 96 të Rregullores së Kuvendit, paraqes kërkesën për interpelancë me Kryeministrin, Z.Edi Rama për të dhënë shpjegime lidhur me problemet e pronësisë dhe proçesin e legalizimeve në Bashkinë Pustec. Bashkia e Pustecit është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë ku nuk është legalizuar asnjë objekt i ndërtuar pa lejë si para vitit 1991 ashtu edhe pas këtij viti. Prej 30 vite banorëve të komuniteti maqedonas në Bashkinë Pustec po i mohoet e drejta për legalizimin e objekteve edhe pse në krahësim me bashkitë e tjera këtu numri i ndërtimeve pa lejë është shumë herë më i ulët. Në 95% e rasteve objektet e ndërtuara janë në tokën e personave të cilat kanë ndërtuar pa lejë dhe nuk paraqesin ndonjë problem për Agjencinë Shtetërore e Kadastrës për të filluar dhe mbaruar të gjithë proçesin e legalizimeve, pronarët e të cilave kanë paraqitur kërkesa për legalizim me dokumentacionin e nevojshëm.
a) Si paraqitet situata me ndërtimet pa lejë në Bashkinë e Pustecit dhe pse nuk po fillon procedura e legalizimit në Bashkinë Pustec nga ana e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës?
b) Kur mendohet të fillohet me proçesin e legalizimeve të ndërtimeve pa lejë në Bashkinë Pustec?
Tjetër problem për Bashkinë Pustecit është se toka shtetërore e cilat me ligjë i takon në pronësi Bashkisë Pustec nuk është e paisura me çertifikatë pronësie dhe bashkia humbet të ardhura sepse këto prona nuk mund t’i japë me qira.
a) Si paraqitet situata me pronat shtetërore në Bashkinë Pustec dhe pse nuk po paisen me çertifikata pronësisë këto prona?
Gjithashtu, banorët e Bashkisë Pustec pronar e tokave që zotërojnë Aktin e Marrjes së Tokës në pronësi, për shkak të mangësive në dokumentacion apo gabimeve njerëzore gjatë marrjes së saj, nuk kanë arritur ta hipotekojnë pronën. Kjo është një problematik e hasur masivisht në Bashkinë e Pustecit për shkak të gabimeve, kryesisht gjatë ndarjes së tokave konform ligjit 7501 dhe që nuk po zgjidhet ende deri sot.
a) A po e ndjek Agjencia Shtetërore e Kadastrës pranë Bashkisë Pustec procesin e regjistrimit të tokave bujqësore, të ndara sipas ligjit 7501 dhe si paraqitet situata?
Mbetem në pritje të caktimit të datës së zhvillimit të interpelancës, në përputhje me afatet e përcaktuara në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit.