Deputeti Sterjovski në Kuvend kërkoi vëmëndje më të madhe për zonën e Gorës

Deputeti i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europiane – AMIE, Vasil Sterjovski, në seancën e sotme parlamentare kërkoi nga Qeveria vëmëndje më të madhe dhe investime për zonën e Gorës në Kukës e cila është zona më e varfër në Shqipëri. Fjalimi i plotë; I nderuar kryetar i Kuvendit, Të nderuar deputetë, Partia Aleanca е Maqedonasve për Integrim Europian, si një parti e cila ndër të tjera kujdeset për përmirësimin e statusit dhe të drejtat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, shpreh shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet zona e Gorës në Bashkinë e Kukësit. Në zonën e Gorës tradicionalisht në harmoni jetojnë Maqedonas dhe Shqiptar së bashku. Sipas të dhënave zyrtare të INSTATIT, në Censusin e vitit 2011, në zonën e Gorës janë deklaruar 700 maqedonas. Por ju siguroj, komuniteti maqedonas në zonën e Gorës është shumë më i madhë. Maqedonasit atje jetojnë në nëntë fshatrat Shishtavec, Borje, Pakishta, Crnelevo, Oçikle, Orgosta, Oroshek dhe Kosharishta. Zona e Gorës, 28 vitet e fundit ka qenë e lënë pas dore nga shteti dhe për shkak të kushteve të këqija të jetesës dhe varfërisë së skajshme, një numur i madh i banorëve janë larguar nga kjo zonë në drejtim të Kukësit, Tiranës, dhe jashtë shtetit. Ky trend i migrimit të popullsisë vazhdon edhe sot. Zona e Gorës është një nga zonat më të varfëra në Shqipëri, ku mbi 90% e popullsisë është e papunë. Pothuajse të gjitha fshatrat në këtë zonë nuk kanë ujësjellësa. Fshatrat kanë çezme të përbashkëta ku banorët mbushin ujë. Burimet ujore janë në zonë por nuk ka pasur investime për instalimin e sistemit të ujit të pijshëm. Ndërtimi i ujësjellësve në fshatrat e zonës do të lehtësonte jetesën e banorëve. Në të gjithë fshatrat nuk ka sistem të kanalizimeve të ujërave të zeza.

Në dimër, zona e Gorës, për shkak të borës me muaj është e bllokuar dhe banorët janë të detyruar të pastrojnë vetë rrugët. Problem ka edhe me furnizimi me energji elektrike. Linja e transmetimit të energjisë elektrike në fshatrat e zonës së Gorës është e amortizuar, ka nevojë për ndërhyrje. Infrastruktura rrugore në të gjithë zonën është në gjendje shumë të keqe, aty ende nuk ka rrugë të asfaltuara. Kujdesi shëndetësor është gjithashtu në gjendje të keqe. Një problem tjetër për komunitetin maqedonas në Gorë është fakti që fëmijët nuk mund të mësojnë gjuhën e tyre amtare në shkolla, edhe pse vitet e kaluara ka pasur shumë iniciativa për mësimimin e gjuhën maqedonase. Për fat të keq, këto iniciativa nuk janë miratuar nga institucionet arsimore në Shqipëri. Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë duhet të bëjë gjithçka, për të përmirësuar këtë situatë, fëmijët të mësojnë gjuhën maqedonase si një lëndë të veçantë. Deri në vitin 2015, në zonën e Gorës kishte tre komuna, Shishtavec, Zapod dhe Topojan. Për fat të keq, me reformën e re territoriale, komunat e Shishtavecit, Zapodit dhe Topojanit u shkrinë dhe u bashkuan me Bashkinë e Kukësit. Në vitin 2014, kur u miratua ligji për reformën territoriale, Qeveria dhe Parlamenti nuk morrën parasysh kërkesat e komunitetit maqedonas në Gorë dhe partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian: Zona e Gorës të organizohet në një bashki më vete me qëllim zhvillimin e kësaj zone.

Të ardhurat kryesore të popullsisë janë nga emigracioni, një pjesë merret me blegtori dhe bujqësi, si dhe një pjesë me punë sezonale në Maqedoni. Banorët janë kryesisht të përqendruar në kultivimin e patates. Problemi kryesor është mungesa e sistemit të ujitjes së tokës bujqësore, tregu i patateve dhe pika e grumbullimit të patateve. Të nderuar deputetë Zona e Gorës ka një potencial të madh zhvillimi, me një bukuri të veçantë natyrore, si dhe një thesar të madh kulturor, folklor dhe traditë. Ka kushte për zhvillimin e turizmit malor. Zona e Gorës është e pasur me ujëra dhe kullota. Për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për të zvogëluar varfërinë në zonën e Gorës, Qeveria dhe Bashkia e Kukësit urgjentisht duhet të investojnë në infrastrukturën rrugore, ujësjellësa dhe kanalizime, ndërtimin i kanaleve vaditëse, të furnizimit të energjisë elektrike, zhvillimi i turizmit malor, ndërtimi i një pistë për skitë, ndërtimin e një qendre për grumbullimin e patates, duke siguruar treg për pataten dhe subviencione për farën e patates për të gjithë fermerët që kultivojnë pataten.

Dhe një iniciativë, të cilën kërkoj Qeveria ta marrë seriozisht në konsideratë, sepse është në frymën e eurointegrimit dhe zhvillimit të Shqipërisë dhe rajonit. Propozoj krijimin e Euro-rajonit të Sharrit në trekëndëshin midis tre vendeve Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Do të jetë një masë praktike për proceset eurointegruese në rajon, për promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zhvillimin e zonës që do të përmirësojë kushtet e jetesës dhe të punës të popullatës lokale nga të tre anët e kufirit. Euro-rajon i Sharrit do të parandalojë emigrimin dhe do të tërheqë vëmendjen e investitorëve nga vendi dhe jashtë vendit. Mali i Sharrit është një mal i pasur, natyra dhe Zoti na ka dhënë të tijën, mbetet të promovohet Euro-rajoni i Sharrit, të zhvillohet një studim fizibiliteti dhe të ofrohen projekte përpara Bashkimit Evropian. Mendoj se si Maqedonia ashtu edhe Kosova do të jenë të interesuar për Euro-rajonin e Sharrit. Faleminderit.