Deputeti i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europiane, Vasil Sterjovski, në seancën e sotme parlamentare kërkoi nga Qeveria vëmëndje më të madhe dhe investime për fshatin Vërnik në Bashkinë e Devollit

I nderuar kryetar i Kuvendit,

Të nderuar deputetë,

Si deputet i Qakut të Korçës, në emër të partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, sot dua të shprehë shqetësimin për situatën në fshatin Vërnik.

Fshati Vërnik ndodhet në pikën më juglindore të Shqipërisë, në Bashkinë e Devollit në Qarkun e Korçës i populluar me popullsi 100% maqedonase. Si maqedonas, njihen edhe nga shteti shqiptar.

Për fat të keq, kushtet e jetesës në fshatin Vërnik janë si në Mesjetë. Nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka kanalizime, infrastruktura rrugore është në gjendje shumë të keqe. Rruga që lidh fshatin me qytetin e Bilishtit në gjatësi prej 5 km është e paasfaltuar dhe pothuajse plotësisht e amortizuar. Për shkak të rrugës së paasfaltuar, shpenzimet e udhëtimit nga fshati Vërnik në qytetin e Bilishtit janë shumë të lartë. Këtu nuk ndihet fare dora e shtetit. Fshati Vërnik ka mbetur në mëshir të zotit. Nuk ka asnjë investim nga ana e shtetit në 30 vitet e fundit.

Fshati deri 20 vjet më parë ka pasur 500 banorë, por për shkak të kushteve të këqija të jetesës shumica e Maqedonasve janë zhvendosur në brendësi të Shqipërisë, mbi të gjitha në qytetet e Bilishtit, Korçës, Tiranës dhe një pjesë në Greqi dhe Maqedoni.

Në fshatin Vërnik deri 20 vjet më parë ka pasur qendër shëndetësore, qendër kulturore, grup folklorik i cila merte pjesë në festivalet në rrethin e Korçës dhe të gjithë Shqipërinë, kopsht dhe shkollë deri në klasën e katërt, ku fëmijët mësonin në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Sot të gjitha këto objekte janë kthyer në gërmadha.

Një pjesë e mirë e banorëve jetojnë në qytetin e Bilishtit.

Disa vjet më parë, rreth 80 maqedonas me origjinë nga fshati Vërnik nënshkruar një peticion drejtuar Drejtorisë së Arsimit të Bilistit, duke i kërkuar fëmijët e komunitetit maqedonas në qytetin e Bilishtit të mësojnë gjuhën maqedonase në procesin arsimor në qytein e Bilishtit. Për fat të keq, kjo kërkesë e komunitetit maqedonas nuk u miratua nga ana e autoriteteve kompetente.

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duhet të lejojë studimin e gjuhës maqedonase dy herë në javë në qytetin e Bilishtit, dhe në fshatin Vërnik të rihapet kopshti dhe shkolla deri në klasën e katërt, edhe me një numër më të vogël të fëmijëve apo nxënësve. Për shkak të mbylljes së kopshtit dhe të shkollës, shumica e banorëve janë të detyruar të emigrojnë nga fshati Vërnik, ose çdo ditë ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në qytetin e Bilishtit, 5 km larg nga fshati me rrugën e paasfaltuar, e cila i bën ata të udhëtojnë me shpenzime shumë të larta.

Të nderuar deputet,

Maqedonasit në fshatin Vërnik apelojnë për ndihmë nga autoritetet lokale dhe qendrore! Ky fshat është i njohur për vlera dhe vendit tonë i ka dhënë shumë personalitete të njohura në fusha të ndryshme të shoqërisë.

Për të përmirësuar kushtet e jetesës në fshatin Vërnik, qeveria dhe Bashkia e Devollit duhet menjëherë të investojnë në infrastrukturën rrugore, ujësjellës dhe kanalizimet në fshat. Faleminderit për vëmendjen tuaj.

Advertisement